Star Campers Albania - Përvojë vëzhgimi yjesh dhe kamping astronomik

Zbuloni yjët

Ngjarjet e Ardhshme

Zbuloni aventura të paharrueshme në natyrë

Star Campers Albania - kamping astronomik dhe vëzhgim yjesh
Vëzhgim YjeshKamping Astronomik

Rreth nesh

Zbuloni historinë e Star Campers Albania

Star Campers Albania filloi si "Kampi i Yjeve" në vitin 2021 nga guida Lyto Alliu dhe ekipi i Shebenik Egnatia Explorers. Ajo që filloi me 70 aventurierë të guximshëm në Parkun Kombëtar të Shebenikut, sot ka rritur numrin e pjesëmarrësve në mbi 700 persona.

Rritja jonë organike nga një natë testimi në 2021 në katër netë organizimi në 2024 reflekton cilësinë dhe autenticitetin e përvojës. Kampi ynë ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare si BBC dhe Reuters, duke vendosur Shqipërinë në hartën e turizmit astronomik botëror.

Pse ne?

Pse Star Campers Albania është një përvojë që nuk do ta harroni kurrë

Rezervo tani

Vëzhgim astronomik profesional

Përdorim teleskopë profesionalë për të eksploruar yjësitë, planetet dhe dukuritë astronomike. Çdo mbrëmje është një udhëtim nëpër univers me guidë të specializuar.

Akomodim i sigurt me çadra

Ofrojmë çadra cilësore në mjedise të sigurta, larg nga zhurmave e qytetit. Çdo kamp organizohet me kujdesin maksimal për rehatin dhe sigurinë tuaj.

Edukim shkencor dhe mitologjik

Mësoni për konstelacionet, meteorët dhe planetët përmes prezantimeve shkencore dhe historive mitologjike. Orientohuni në navigimin me yje si bëjnë detar dhe eksploruesit.

Turizëm i qëndrueshëm

Respektojmë natyrën dhe mbështesim komunitetin lokal. Çdo aktivitet planifikohet me përgjegjësi për mbrojtjen e mjedisit dhe traditave vendase.

Ushqim tradicional lokal

Shijoni gatime tradicionale të përgatitura nga banorët lokalë. Çdo vakt është një shkëmbim kulturor autentik që mbështet ekonominë vendase.

Komunitet dhe atmosferë familjare

Bashkohuni me një komunitet aventurierësh dhe dashamirë të natyrës. Rreth zjarrit të kampit krijohen miqësi të reja dhe kujtime të paharrueshme.

Përjetoni kombinimin e përsosur të natyrës së pastër me magjinë e universit. Star Campers Albania ju fton të zbuloni një përvojë të paharruar nën qiellin e yjëzuar shqiptar.

Rezervo vendin tënd