Një udhëtim nga yjet deri te tradita, duke ndërtuar një lëvizje që po transformon turizmin në Shqipëri.
Lyto Alliu, guidë turistike themeloi iniciativën në Parkun Kombëtar Shebenik me synimin për të promovuar eksplorimin e rrugës së lashtë Egnatia, ecjet në natyrë dhe përvojat nën qiellin e hapur.
Ideja nisi thjesht, por me një vizion të qartë: të krijohej një përvojë ndryshe për turistët. Gjatë katër viteve, kampet u shumëfishuan, zona u shndërrua në një destinacion të veçantë për ata që kërkonin aventura autentike.
Suksesi solli një vizion më të madh: të shndërrohej në një lëvizje kombëtare. Kështu, lindi Star Campers Albania, një projekt që bashkon kampimin me edukimin shkencor dhe promovimin e Shqipërisë për astroturizëm.
Organizojmë ngjarje për vëzhgimin e yjeve dhe fenomeneve qiellore, duke ofruar teleskopë dhe guidë profesionale për pjesëmarrësit.
Krijojmë përvoja edukative ku të rinjtë mësojnë për astronominë, ekologjinë dhe historinë, duke kombinuar njohuritë teorike me eksplorimin praktik.
Ofrojmë përvoja unike kampimi për familje, çifte dhe grupe turistësh, ku qielli i natës bëhet protagonisti i udhëtimit tuaj.
Organizojmë ekspedita në zona të ndryshme të Shqipërisë, duke zbuluar pasuritë natyrore dhe kulturore të vendit tonë.
Një kamp me fokus te qielli i natës, në një prej zonave më të qeta dhe të pastra të Shqipërisë.
Një udhëtim që bashkon historinë dhe astronominë, në shtratin e një prej rrugëve më të vjetra ballkanike.
Një përvojë në kufirin e tre shteteve, ku qielli i natës është një spektakël natyror që të lë pa fjalë.
Në të gjithë territorin shqiptar, duke identifikuar dhe promovuar zona me qiell të errët dhe natyrë të ruajtur.
Për fëmijë, të rinj dhe turistë që kombinojnë shkencën, natyrën dhe kulturën shqiptare.
Për kampe tematike, ku eksplorimi, kampimi dhe shikimi i yjeve bëhen pjesë e ofertës turistike.
Universitete dhe organizata mjedisore, për të nxitur ndërgjegjësimin shkencor dhe ekologjik.
Në hartën ndërkombëtare të astroturizmit, si një vend ideal për netë nën yje.
Zbuloni përvojën unike të Star Campers Albania dhe lidhuni me universin përmes aventurave tona.