Lyto Alliu është një guidë kombëtar i certifikuar, sipërmarrës në turizëm dhe organizator i ngjarjeve në natyrë nga Shqipëria. Ai ka diplomë në Gjuhë Angleze, një Master në Mësimdhënie dhe një Master në Menaxhim Turistik. Për më shumë se 8 vjet, ai kombinoi karrierën në arsimin me pasionin për turizmin, udhëtimet dhe eksplorimin e natyrës. Sot, ai i përkushtohet plotësisht turizmit dhe zhvillimit të përvojave inovative në natyrë.
Udhëtimi i tij në turizëm filloi si guidë lokale përgjatë rrugës së lashtë të Via Egnatia dhe në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanica, ku organizonte ture ecjeje dhe eksplorime natyrore. Më vonë, ai krijoi disa nga përvojat e para të strukturuara të vëzhgimit të yjeve dhe kampimeve astronomike në Shqipëri, duke zhvilluar aktivitetet e astroturizmit në zonën e Shebenikut. Këto përvoja unike në natyrë, që kombinonin kampim, astronomi, aventurë dhe edukim për natyrën, tërhëqën qindra vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë dhe u bënë një nga aktivitetet turistike më të dallueshme në vend.
Pas suksesit të këtyre përvojave, Lyto zgjeroi punën e tij si guidë në të gjithë Shqipërinë dhe Evropën, duke udhëhequr ture kulturore, ekspedita ecjeje, udhëtime aventurë dhe përvoja në natyrë për grupe të ndryshme udhëtarësh.
Ai është themelues i Star Campers Albania dhe Shebenik Egnatia Explorers, iniciativa të fokusuar në turizëm të qëndrueshëm, aventurë në natyrë dhe promovimin e destinacioneve rurale dhe natyrore të Shqipërisë. Përmes punës së tij, ai ka kontribuar në promovimin e Shqipërisë si destinacion për astroturizëm, ecje në natyrë dhe përvoja autentike të bazuara në natyrë.
Gjatë rrugëtimit të tij profesional, Lyto Alliu ka fituar disa çmime për startup dhe inovacion në turizëm, përfshirë çmimin rajonal Regional Butterfly Innovation Award të dhënë nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Ai gjithashtu është përzgjedhur si finalist në iniciativa të ndryshme evropiane lidhur me turizmin e qëndrueshëm, inovacionin dhe mbrojtjen e mjedisit.